Pri Radio Qe Ju Ndjek Pas Kudo Qe Shkoni
<Promovo Biznesin tuaj> keni deshirë që biznesi juaj të ecë më mir dhe të ka më shumë sukses, atëher na kontaktoni në Whatsup: +383 45 847 788 . Me një ekipë profesionale dhe nga audienca e ndegjueshmërisë, ne ju ofrojm një shërbim profesional. na kontaktoni në Whatsup: +383 45 847 788 .

Aktuale

Irani paralajmëron SHBA-në se “nuk do të kursehet” nëse vazhdon lufta në Gazë

todayOctober 27, 2023 1

Background
share close

 

Ministri i Jashtëm iranian, Hossein Amirabdollahian, ka paralajmëruar në Kombet e Bashkuara të enjten se nëse nuk përfundon hakmarrja e Izraelit kundër grupit militant palestinez Hamas në Rripin e Gazës, atëherë Shtetet e Bashkuara “nuk do të kursehen nga ky zjarr”.

“I them sinqerisht burrështetasit amerikan, që është duke e menaxhuar gjenocidin në Palestinë, që ne nuk e mirëpresim zgjerimin e luftës në rajon. Mirëpo nëse gjenocidi në Gazë vazhdon, ata nuk do të kursehen nga ky zjarr”, ka thënë ai në takimin e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së për Lindjen e Mesme.

Izraeli është zotuar se do ta shkatërrojë Hamasin, i cili e udhëheq Gazën, si hakmarrje për sulmin e 7 tetorit, në cilin janë vrarë 1.400 persona dhe qindra tjerë janë marrë si pengje.

Izraeli e ka sulmuar Gazën prej ajrit, ka vendosur rrethim në këtë enklavë, dhe është duke u përgatitur për pushtim tokësor.

 

Në anën tjetër, autoritetet shëndetësore në Gazë, kanë thënë se mbi 7.000 persona janë vrarë nga sulmet izraelite.

Hamasi i ka thënë Iranit se është i gatshëm t’i lirojë pengjet, duke shtuar se bota duhet të bëjë thirrje për lirimin e 6.000 palestinezëve në burgjet izraelite, ka thënë Amirabdollahian.

“Republika Islamike e Iranit qëndron e gatshme të luajë rolin e vet në këtë situatë shumë të rëndësishme humanitare, bashkë me Katarin dhe Turqinë. Natyrisht, lirimi i 6.000 palestinezëve të burgosur është një tjetër nevojë dhe përgjegjësi e komunitetit global”, ka thënë ai.

Written by: admin

Rate it

Similar posts

Aktuale

Udhëheqësit botërorë që po marrin pjesë në Forumin Ekonomik Botëror (WEF) në Davos do të diskutojnë rreth një pandemi të mundshme që mund të shkaktojë 20 herë më shumë

Sëmundja X nuk ekziston, por termi përdoret për të planifikuar një epidemi ndërkombëtare hipotetike të ardhshme të shkaktuar nga një patogjen që ende nuk dihet se shkakton sëmundje te njerëzit, siç përcaktohet nga Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH). OBSH-ja paralajmëron se sëmundja e panjohur X mund të shkaktojë 20 herë […]

todayJanuary 17, 2024 19

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


0%