Pri Radio I Radio Qe Ju Ndjek Pas Kudo Qe Shkoni
Pri Radio PROMOVIM keni deshirë që biznesi juaj të ecë më mir dhe të ka më shumë sukses, atëher na kontaktoni në Whatsup: +383 45 847 788 ose në +43 677 644 98 591. Me një ekipë profesionale dhe nga audienca e ndegjueshmërisë, ne ju ofrojm një shërbim profesional. na kontaktoni në Whatsup: +383 45 847 788 ose +43 677 644 98 591

Aktuale

Haradinaj: Të gjeturat e Raportit të Progresit shqetësuese, Kosova ka ecur prapa në marrëdhëniet me BE-në

todayNovember 9, 2023 10

Background
share close

 

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, i ka cilësuar si shqetësuese të gjeturat e Raportit të Progresit për Kosovën të Komisionit Evropian.

Ai në një deklarim për media para Kuvendit të Kosovës, ka thënë se performanca e qeverisjes është e vlerësuar dobët si dhe është përmendur edhe korrupsioni e çështje të tjera.

“Është pritur që vlerësimi do të jetë me mjaft çështje që janë shqetësuese për vendin edhe janë adresuar shumica e këtyre shqetësimeve. Pra, performaca e qeverisjes është e vlerësuar dobët e po ashtu ka shumë fenomene të cilat janë identifikuar veç e veç. Ju e cekët çështjen e korrupsionit, por ka edhe shume çështje të tjera”, është shprehur Haradinaj.

Sipas tij, Kosova ka ecur mbrapa në marrëdhëniet me Bashkimin Evropian dhe një gjë e tillë është përmendur edhe në Raportin e Progresit.

“Ju jeni në dijeni që ne jemi të ndëshkuar nga BE-ja. Kemi sanksione edhe financiare, ekonomike e politike. E kuptohet pra Kosova nuk është se ka ecur përpara, por ka ecur prapa në marrëdhëniet me BE-në dhe ato reflektojnë edhe në këtë raport edhe fatkeqësisht edhe pasojat e atyre marrëdhënieve i kemi në jetën e përditshme”, ka përfunduar lideri i AAK-së.

Written by: admin

Rate it

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


0%