Pri Radio I Radio Qe Ju Ndjek Pas Kudo Qe Shkoni
Pri Radio PROMOVIM keni deshirë që biznesi juaj të ecë më mir dhe të ka më shumë sukses, atëher na kontaktoni në Whatsup: +383 45 847 788 ose në +43 677 644 98 591. Me një ekipë profesionale dhe nga audienca e ndegjueshmërisë, ne ju ofrojm një shërbim profesional. na kontaktoni në Whatsup: +383 45 847 788 ose +43 677 644 98 591

Aktuale

Kuvendi miraton Deklaratën në mbështetje të Rezolutës së PE-së për sulmin në Banjskë

todayNovember 9, 2023 3

Background
share close

 

Kuvendi i Kosovës ka miratuar Deklaratën në mbështetje të Rezolutës së Parlamentit Evropian mbi zhvillimet e fundit në dialogun Kosovë-Serbi, përfshirë situatën në komunat veriore të Kosovës.

Nga 88 deputetë të pranishëm, 86 votuan pro miratimit të kësaj deklarate.

Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Besnik Tahiri, prezantoi para deputetëve pikat e kësaj deklarate:

1.  Kuvendi vlerëson lartë të gjitha qëndrimet politike të PE në lidhje me cenimin e integritetit territorial nga Serbia.

2. Mbështet fuqishëm thirrjet për ta mbajtur përgjegjëse ndërkombëtarisht Serbinë si subjekt i hetimit ndërkombëtar.

3. I bashkëngjitet kërkesës së PE-së që sa më parë të ekstradohen në Kosovë planifikuesit e sulmit dhe cilido subjekt që e ka asistuar këtë sulm.

4. Vlerëson lartë qëndrimet përmes të cilave nënvizohet rëndësia e heqjes së masave ndaj Kosovës dhe vendosjen e masave ndëshkuese ndaj Serbisë.

5. Fton Parlamentin që të luajë rol ende me fuqishëm në lidhje me qëndrimin që mbajnë 5 vendet mosnjohëse që ta njohin pavarësinë e Kosovës.

6. Vlerëson lartë kritikën që pe i jep qasjes destruktive të Serbisë.

7. Fton PE të marrin në shqyrtim dhe të vlerësojnë aplikimin e Kosovës për statusin e vendit kandidat.

Para miratimit të kësaj deklarate, shefat e grupeve parlamentare u konsultuan për të harmonizuar përmbajtjen e kësaj deklarate

Written by: admin

Rate it

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


0%