Aksident tragjik në Drenas, humb jetën një e mitur

Një vajzë e mitur ka humbur jetën të dielën pas një aksidenti trafiku që ndodhi në fshatin Zabel i Ulët të Drenasit. Zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, konfirmoi se aksidenti ndodhi rreth orës 17:00 dhe ishte i përfshirë një automjet. “Si pasojë e aksidentit një person ka mbetur i vdekur dhe […]

Aksident tragjik në Drenas, humb jetën një e mitur

Një vajzë e mitur ka humbur jetën të dielën pas një aksidenti trafiku që ndodhi në fshatin Zabel i Ulët të Drenasit.

Zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, konfirmoi se aksidenti ndodhi rreth orës 17:00 dhe ishte i përfshirë një automjet.

“Si pasojë e aksidentit një person ka mbetur i vdekur dhe katër të tjerë janë lënduar. Vdekja e të miturës është konstatuar nga ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes, ndërsa të lënduarit janë dërguar për tretman mjekësor”, tha Ahmeti.

Policia ka bërë të ditur se me rastin po merret njësiti i trafikut rajonal.