Arrestohet një oficer korrektues për arratisjen e një serbi nga burgu i Mitrovicës

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka bërë të ditur se në kuadër të hetimeve për arratisjen e një të serbi nga Qendra e Paraburgimit në Mitrovicë, është pezulluar nga puna edhe një oficer korrektues, i cili njëkohësisht është arrestuar nga Policia e Kosovës Sipas Haxhiut, me këtë rast numri i zyrtarëve të pezulluar nga kjo […]

Arrestohet një oficer korrektues për arratisjen e një serbi nga burgu i Mitrovicës

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka bërë të ditur se në kuadër të hetimeve për arratisjen e një të serbi nga Qendra e Paraburgimit në Mitrovicë, është pezulluar nga puna edhe një oficer korrektues, i cili njëkohësisht është arrestuar nga Policia e Kosovës

Sipas Haxhiut, me këtë rast numri i zyrtarëve të pezulluar nga kjo qendër ka arritur në gjashtë. Në mesin e tyre përfshihen drejtori i Qendrës së Paraburgimit, një mbikëqyrës i lartë dhe katër zyrtarë korrektues.

“Në kuadër të hetimeve për arratisjen nga Qendra e Paraburgimit në Mitrovicë, sot është pezulluar nga puna edhe një oficer korrektues, i cili edhe është arrestuar nga Policia e Kosovës.

Me këtë rast, numri i zyrtarëve të pezulluar arrin në gjashtë: drejtori i Qendrës, një mbikëqyrës i lartë dhe katër zyrtarë korrektues.
Si Ministre e Drejtësisë, ritheksoj se askush nuk është mbi ligjin. Çdo shkelje do të trajtohet me vendosmëri, duke garantuar llogaridhënie dhe siguri në të gjitha institucionet korrektuese”, ka shkruar Haxhiu.