Bllokohet Lipjani me vetura të simpatizantëve për Shukri Bujën

Lipjani është bllokuar pasditen e sotme nga kolona të gjata veturash të mbushura me simpatizantë të kandidatit të PDK-së për kryetar, Shukri Buja. Qindra qytetarë kanë dalë në rrugë për të shprehur përkrahjen e tyre entuziaste ndaj kandidatit të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), duke valëvitur flamuj dhe duke bërë thirrje për fitoren në zgjedhjet […]

Bllokohet Lipjani me vetura të simpatizantëve për Shukri Bujën

Lipjani është bllokuar pasditen e sotme nga kolona të gjata veturash të mbushura me simpatizantë të kandidatit të PDK-së për kryetar, Shukri Buja.

Qindra qytetarë kanë dalë në rrugë për të shprehur përkrahjen e tyre entuziaste ndaj kandidatit të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), duke valëvitur flamuj dhe duke bërë thirrje për fitoren në zgjedhjet e 12 tetorit.

Pamjet tregojnë një atmosferë festive, me muzikë, flamuj e parulla, ndërsa kolona e automjeteve ka bllokuar përkohësisht disa rrugë kryesore të qytetit.

Simpatizantët e Bujës e kanë cilësuar këtë si një “demonstrim të fitores që po vjen”, ndërsa vetë kandidati pritet të mbajë një takim përmbyllës me qytetarët në mbrëmje.

Policia e Kosovës ka qenë e pranishme për menaxhimin e qarkullimit, ndërsa deri tani nuk raportohet për ndonjë incident.