Disa rrugë në Prishtinë mbesin pa ujë pas një defekti në rrjet

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka njoftuar se disa rrugë të kryeqytetit do të mbesin pa furnizim me ujë, si pasojë e një defekti të papritur në rrjetin e ujësjellësit. Sipas njoftimit, ndërprerja e furnizimit me ujë po ndodh në rrugën “Tirana”, ndërsa pa ujë do të mbesin edhe rruga “Vicianum”, rruga “Bashkim Fehmiu” si […]

Disa rrugë në Prishtinë mbesin pa ujë pas një defekti në rrjet

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka njoftuar se disa rrugë të kryeqytetit do të mbesin pa furnizim me ujë, si pasojë e një defekti të papritur në rrjetin e ujësjellësit.

Sipas njoftimit, ndërprerja e furnizimit me ujë po ndodh në rrugën “Tirana”, ndërsa pa ujë do të mbesin edhe rruga “Vicianum”, rruga “Bashkim Fehmiu” si dhe një pjesë e lagjes Dardania.

“Ndërprerja do të zgjasë deri në sanimin e problemit”, ka bërë të ditur KRU “Prishtina”.