Dogana ndalon dy çanta Hermes të padeklaruara në vlerë mbi 16 mijë euro në Vërmicë
Zyrtarët doganorë në pikën kufitare të Vërmicës kanë ndaluar një automjet taksi ku u zbuluan dy çanta luksoze të markës “Hermes” që nuk ishin deklaruar gjatë hyrjes në Kosovë. Kontrolli i detajuar tregoi se njëra nga çantat kishte faturë blerjeje me vlerë 16.614 euro. Mallrat janë ndaluar përkohësisht deri në përfundimin e procedurave ligjore përkatëse. […]
Zyrtarët doganorë në pikën kufitare të Vërmicës kanë ndaluar një automjet taksi ku u zbuluan dy çanta luksoze të markës “Hermes” që nuk ishin deklaruar gjatë hyrjes në Kosovë.
Kontrolli i detajuar tregoi se njëra nga çantat kishte faturë blerjeje me vlerë 16.614 euro.
Mallrat janë ndaluar përkohësisht deri në përfundimin e procedurave ligjore përkatëse.
Dogana e Kosovës rikujton se çdo mall i bartur gjatë kalimit kufitar duhet të deklarohet, pavarësisht vlerës apo natyrës së tij.