Dyshime për kontrabandim me migrantë në Viti, identifikohen gjashtë shtetas të Bangladeshit

Policia e Kosovës ka identifikuar gjashtë shtetas të Bangladeshit, të cilët dyshohet se kishin hyrë në Kosovë përmes rrugëve ilegale nga Maqedonia e Veriut. Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur më 17 tetor 2026, rreth orës 21:55, në fshatin Dobresh të Vitisë, ku njësia policore ka lokalizuar një veturë me shtatë […]

Tet 18, 2026 - 11:24
 0  0
Dyshime për kontrabandim me migrantë në Viti, identifikohen gjashtë shtetas të Bangladeshit

Policia e Kosovës ka identifikuar gjashtë shtetas të Bangladeshit, të cilët dyshohet se kishin hyrë në Kosovë përmes rrugëve ilegale nga Maqedonia e Veriut.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur më 17 tetor 2026, rreth orës 21:55, në fshatin Dobresh të Vitisë, ku njësia policore ka lokalizuar një veturë me shtatë persona.

Gjatë kontrollit dhe identifikimit, policia ka identifikuar vozitësin, një mashkull kosovar, si dhe gjashtë personat e tjerë, të cilët nuk posedonin dokumente me vete. Sipas deklarimeve të tyre, ata ishin shtetas të Bangladeshit.

Sipas deklarimit të vozitësit, personat e huaj ishin sjellë në Kosovë nga Maqedonia e Veriut përmes rrugëve ilegale.

Pas intervistimit, i dyshuari dhe vetura janë liruar, ndërsa gjashtë shtetasit e huaj janë trajtuar nga njësitë përkatëse. Atyre u është lëshuar edhe vërtetimi për akomodimin e tyre, në përputhje me ligjin.

Çfarë është Reagimi Juaj?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow