“Ejani edhe në këmbë, shpëtojini Kosovën” – thirrja e Abdixhikut ndaj mërgimtareve për 28 dhjetorin

Kandidati për kryeministër i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka zhvilluar një takim me bashkatdhetarët në Grenchen të Zvicrës, ku u bëri thirrje qytetarëve të Kosovës të mobilizohen për zgjedhjet e 28 dhjetorit. Në një postim në Facebook, Abdixhiku shkroi se qytetarët duhet të vijnë në Kosovë “me avionë, autobusë, vetura, e po qe nevoja edhe në […]

“Ejani edhe në këmbë, shpëtojini Kosovën” – thirrja e Abdixhikut ndaj mërgimtareve për 28 dhjetorin

Kandidati për kryeministër i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka zhvilluar një takim me bashkatdhetarët në Grenchen të Zvicrës, ku u bëri thirrje qytetarëve të Kosovës të mobilizohen për zgjedhjet e 28 dhjetorit.

Në një postim në Facebook, Abdixhiku shkroi se qytetarët duhet të vijnë në Kosovë “me avionë, autobusë, vetura, e po qe nevoja edhe në këmbë” për të shpëtuar vendin dhe për t’i dhënë shpresë.

Ai theksoi se LDK-ja i pret të gjithë dhe u bën thirrje të gjithë qytetarëve të jenë pjesë e këtij procesi.