Gara për Prishtinën: Rama dhe Çeku drejt balotazhit, diferenca vetëm 524 vota
Në kryeqytet, gara për kryetar të Komunës së Prishtinës po zhvillohet me një rivalitet jashtëzakonisht të ngushtë midis kandidatit të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Përparim Rama, dhe atij të Lëvizjes Vetëvendosje! (LVV), Hajrulla Çeku. Sipas rezultateve të përditësuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) më 12 tetor 2025, në orën 22:29, 171 nga 268 vendvotime […]
Në kryeqytet, gara për kryetar të Komunës së Prishtinës po zhvillohet me një rivalitet jashtëzakonisht të ngushtë midis kandidatit të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Përparim Rama, dhe atij të Lëvizjes Vetëvendosje! (LVV), Hajrulla Çeku.
Sipas rezultateve të përditësuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) më 12 tetor 2025, në orën 22:29, 171 nga 268 vendvotime (63,81%).
Të dhënat tregojnë se Përparim Rama kryeson me 33,97% të votave (21,543 vota), ndërsa Hajrulla Çeku i afrohet shumë me 33,15% (21,019 vota), një diferencë prej vetëm 524 votash.
Në vendin e tretë renditet Uran Ismaili i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) me 27,58% (17,487 vota), ndërsa kandidati i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Bekë Berisha, ka 3,09% (1,957 vota).