Grenell i reagon Osmanit: Po gënjen, thotë gjithçka për mbijetesën e saj

Emisari për misione të veçanta i presidentit amerikan Donald Trump, Richard Grenell, ka reaguar ndaj deklaratave të presidentes së Kosovës Vjosa Osmani lidhur me raportet e saj me administratën Trump, duke e akuzuar atë për gënjeshtra dhe duke e cilësuar bashkëpunimin e saj me kryeministrin Albin Kurti si një “ekip të tmerrshëm”. Në një reagim […]

Grenell i reagon Osmanit: Po gënjen, thotë gjithçka për mbijetesën e saj

Emisari për misione të veçanta i presidentit amerikan Donald Trump, Richard Grenell, ka reaguar ndaj deklaratave të presidentes së Kosovës Vjosa Osmani lidhur me raportet e saj me administratën Trump, duke e akuzuar atë për gënjeshtra dhe duke e cilësuar bashkëpunimin e saj me kryeministrin Albin Kurti si një “ekip të tmerrshëm”.

Në një reagim të publikuar të martën në rrjetin social “X”, Grenell komentoi një postim që i referohej deklaratave të Osmanit për marrëdhëniet me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

“Ajo po gënjen. Ekipi Kurti/Osmani ka qenë një katastrofë dhe të gjithë e shohim qartë këtë. Ajo do të thotë gjithçka për mbijetesën e saj politike”, ka shkruar Grenell.