Hamza: PDK-ja pranon Shiroka-Pulën për presidente, propozojmë Eliza Hoxhën kundërkandidate

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka deklaruar se PDK-ja e pranon kandidaten e propozuar nga kryeminsitri Albin Kurti, Justina Shiroka-Pulën për presidente, ndërsa si kundër-kandidate ka thënë se e propozojnë Eliza Hoxhën. “Është dashur të ndodhë kjo para disa ditësh dhe është dashtë të kishte seriozitet për këtë çështje dhe për vendin. […]

Tet 7, 2026 - 00:35
 0  0
Hamza: PDK-ja pranon Shiroka-Pulën për presidente, propozojmë Eliza Hoxhën kundërkandidate

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka deklaruar se PDK-ja e pranon kandidaten e propozuar nga kryeminsitri Albin Kurti, Justina Shiroka-Pulën për presidente, ndërsa si kundër-kandidate ka thënë se e propozojnë Eliza Hoxhën.

“Është dashur të ndodhë kjo para disa ditësh dhe është dashtë të kishte seriozitet për këtë çështje dhe për vendin. Për PDK do të shkojmë në sallën e Kuvendit dhe presim ta votojmë ligjin dhe ta përfundojmë këtë. Çështja tjetër është, Kurti edhe pse nuk kemi pasur mundësinë”, ka thënë Hamza.

Ndërkaq, ai konfirmoi se PDK-ja do ta propozojë deputeten Eliza Hoxha si kundërkandidate.

“Me qëllim që të zhvillohen procedurat dhe të plotësohen kushtet, Partia Demokratike e Kosovës e propozon si kundërkandidate edhe zonjën Eliza Hoxha”, tha ai.

Hamza theksoi se PDK-ja do të jetë në sallën e Kuvendit dhe pret që edhe deputetët e partive të tjera politike të marrin pjesë në proces.

“Ne po shkojmë në Kuvend, në sallën e Kuvendit, po i presim deputetët e partive tjera politike. Koha është e shkurtër dhe ne jemi të interesuar me pas ligjin për Dhomat e Specializuara për peshën dhe rëndësinë që ka”, u shpreh Hamza.

Ai shtoi se PDK-ja e ka kërkuar vazhdimisht që kjo çështje të zgjidhet përmes një marrëveshjeje politike.

“E kemi thënë vazhdimisht, edhe pse është dashtë me qenë marrëveshje në tavolinë”, shtoi Hamza.

 

Çfarë është Reagimi Juaj?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow