Ilir Ferati: Shtyllat tona udhëheqin vizionin për një të ardhme të qëndrueshme të Istogut
Kandidati i LDK-së për kryetar të Istogut, Ilir Ferati, ka theksuar se programi i tij zgjedhor bazohet në shtylla të qarta zhvillimi, që përfaqësojnë një vizion të qëndrueshëm për të ardhmen e komunës. “Shtyllat tona udhëheqin vizionin, duke ndërtuar një program të fortë, të qartë dhe të qëndrueshëm për të ardhmen e Istogut”, ka deklaruar […]
Kandidati i LDK-së për kryetar të Istogut, Ilir Ferati, ka theksuar se programi i tij zgjedhor bazohet në shtylla të qarta zhvillimi, që përfaqësojnë një vizion të qëndrueshëm për të ardhmen e komunës.
“Shtyllat tona udhëheqin vizionin, duke ndërtuar një program të fortë, të qartë dhe të qëndrueshëm për të ardhmen e Istogut”, ka deklaruar Ferati.
Ai ka shtuar se përkushtimi dhe puna e deritanishme do të vazhdojnë me të njëjtin ritëm e vendosmëri, duke nënvizuar vazhdimësinë e rrugëtimit politik të tij.
“Rrugëtimi ynë vazhdon! I juaji, Iliri,” – ka përfunduar kandidati i LDK-së për kryetar të Istogut.