Imri Ahmeti: Jemi fitues të zgjedhjeve, do të presim rezultatin final që të festojmë bashkë

Kryetari i Lipjanit dhe kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), për një mandat të ri, Imri Ahmeti, ka thënë se subjekti i tij ka fituar zgjedhjet lokale në këtë komunë. Në një video të publikuar në Facebook, Ahmeti u ka bërë thirrje qytetarëve që të presin me qetësi rezultatet përfundimtare dhe të tregojnë kulturë […]

Imri Ahmeti: Jemi fitues të zgjedhjeve, do të presim rezultatin final që të festojmë bashkë

Kryetari i Lipjanit dhe kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), për një mandat të ri, Imri Ahmeti, ka thënë se subjekti i tij ka fituar zgjedhjet lokale në këtë komunë.

Në një video të publikuar në Facebook, Ahmeti u ka bërë thirrje qytetarëve që të presin me qetësi rezultatet përfundimtare dhe të tregojnë kulturë gjatë festimeve.

“Do të presim edhe pak minuta që ta kumtojmë rezultatin bashkë. Është e vërtetë që jemi fitues të zgjedhjeve, por pas pak minutave besoj do të shihemi edhe në qytet. Do të presim me durim e qetësi rezultatin final dhe kolegët tanë që janë në kutitë e votimit. Porsa t’i dorëzojnë të gjitha kutitë me procesverbale te qendra e votimit, do të bashkohemi dhe do të festojmë bashkë”, ka deklaruar Ahmeti.

Ai u ka bërë thirrje mbështetësve të tij që të ruajnë dinjitetin gjatë festimeve.