Ish i dashuri e rrah dhe e dhunon një grua në Prishtinë

Një grua është dhunuar nga ish-partneri i saj gjersa nga po i njëjti, ishte sulmuar fizikisht paraprakisht. Kjo thuhet në rapotin 24-orësh të Policisë së Kosovës gjersa rasti, po vazhdon të hetohet. “DHUNIM & DHUNË NË FAMILJE- Prishtinë  16.08.2025 – 02:00. Është raportuar se një  femër kosovare është sulmuar fizikisht nga ish i dashuri i […]

Ish i dashuri e rrah dhe e dhunon një grua në Prishtinë

Një grua është dhunuar nga ish-partneri i saj gjersa nga po i njëjti, ishte sulmuar fizikisht paraprakisht.

Kjo thuhet në rapotin 24-orësh të Policisë së Kosovës gjersa rasti, po vazhdon të hetohet.

“DHUNIM & DHUNË NË FAMILJE- Prishtinë  16.08.2025 – 02:00. Është raportuar se një  femër kosovare është sulmuar fizikisht nga ish i dashuri i saj dhe nga i njëjti është dhunuar. Me urdhër të prokurorit viktima është dërguar për ekzaminim. Njësit përkatës janë duke hetuar rastin.”

Rasti është cilësuar si “Dhunim dhe dhunë në familje”.