Javë me reshje shiu dhe intervale dielli

Moti në Kosovë gjatë kësaj jave pritet të jetë i ndryshueshëm. Nga e martja parashihen riga lokale shiu, ndërsa të premten reshjet mund të jenë mesatare deri të forta, me përqendrim në disa zona, ka njoftuar Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës. Ditët e tjera priten me mot të vranët dhe intervale me diell. Temperaturat minimale do […]

Javë me reshje shiu dhe intervale dielli

Moti në Kosovë gjatë kësaj jave pritet të jetë i ndryshueshëm.

Nga e martja parashihen riga lokale shiu, ndërsa të premten reshjet mund të jenë mesatare deri të forta, me përqendrim në disa zona, ka njoftuar Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës.

Ditët e tjera priten me mot të vranët dhe intervale me diell.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 0–3°C, kurse ato maksimale nga 5–16°C.

Era do të fryjë nga verilindja dhe veriperëndimi, me shpejtësi 1–9 m/s.

Reshjet e parashikuara do të përmirësojnë lagështinë e tokës, duke krijuar kushte të favorshme për përgatitjen e tokës dhe zhvillimin e kulturave pranverore.