Juventusi humb për herë të tretë rresht, Zhegrova mbetet në stol

Juventusi ka regjistruar humbjen e tretë radhazi, duke përfshirë edhe disfatën në Ligën e Kampionëve. Pas humbjeve ndaj Como dhe Real Madridit, bardhezinjtë pësojnë një tjetër humbje, këtë herë në udhëtim te Lazio. Golin e vetëm të ndeshjes e shënoi kroati Toma Bashiq në minutën e 9-të, duke i dhënë fitoren vendasve. Ndeshja Lazio – […]

Juventusi humb për herë të tretë rresht, Zhegrova mbetet në stol

Juventusi ka regjistruar humbjen e tretë radhazi, duke përfshirë edhe disfatën në Ligën e Kampionëve.

Pas humbjeve ndaj Como dhe Real Madridit, bardhezinjtë pësojnë një tjetër humbje, këtë herë në udhëtim te Lazio.

Golin e vetëm të ndeshjes e shënoi kroati Toma Bashiq në minutën e 9-të, duke i dhënë fitoren vendasve.

Ndeshja Lazio – Juventus ishte e vlefshme për xhiron e 8-të të Serie A, dhe për Juventusin kjo ishte ndeshja e tetë rresht pa fitore këtë edicion.

Edon Zhegrova mbeti sërish në stol gjatë këtij takimi.

Pas këtij rezultati, Juventusi ndodhet në vendin e 8-të me 12 pikë, ndërsa Lazio është dy pozita më poshtë, me një pikë më pak. Napoli kryeson tabelën me 18 pikë.