Kallas pas takimeve me Kurtin e Vuçiqin: Normalizimi i marrëdhënieve dhe rruga drejt BE-së duhet të ecin bashkë

Kryediplomatja e Bashkimit Evropian, Kaja Kallas, ka bërë të ditur se sot është takuar me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, dhe me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, me të cilët ka diskutuar për avancimin e procesit të normalizimit të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë. Kallas vlerëson se përparimi në normalizimin e marrëdhënieve dhe avancimi në […]

Sht 23, 2026 - 05:45
 0  0
Kallas pas takimeve me Kurtin e Vuçiqin: Normalizimi i marrëdhënieve dhe rruga drejt BE-së duhet të ecin bashkë

Kryediplomatja e Bashkimit Evropian, Kaja Kallas, ka bërë të ditur se sot është takuar me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, dhe me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, me të cilët ka diskutuar për avancimin e procesit të normalizimit të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë.

Kallas vlerëson se përparimi në normalizimin e marrëdhënieve dhe avancimi në rrugën drejt Bashkimit Evropian duhet të ecin paralelisht, njofton Dukagjini.

Ajo theksoi se marrëveshjet e arritura përmes Dialogut të ndërmjetësuar nga BE-ja, veçanërisht Marrëveshja e Ohrit, janë obliguese për palët.

Shefja e diplomacisë së BE-së deklaroi se Bashkimi Evropian do të vazhdojë të jetë ndërmjetësues i paanshëm në proces, por theksoi se ndërmjetësimi nuk mund ta zëvendësojë vullnetin politik në Beograd dhe Prishtinë.

“Sot u takova me presidentin Vuçiq dhe kryeministrin Kurti dhe ngrita nevojën për avancimin e normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës. Përparimi në normalizimin e marrëdhënieve dhe avancimi në rrugën drejt BE-së duhet të ecin paralelisht. Marrëveshjet e arritura përmes Dialogut të lehtësuar nga BE-ja, veçanërisht Marrëveshja e Ohrit, janë obliguese. Zbatimi i tyre nuk është një favor ndaj Brukselit, por një detyrim ndaj qytetarëve të tyre dhe ndaj një rajoni që pret marrëdhënie normale. BE-ja do të vazhdojë të jetë një ndërmjetësues i paanshëm. Por lehtësimi i dialogut nuk mund ta zëvendësojë vullnetin politik në Beograd dhe Prishtinë. Është koha të ecim përpara”, ka shkruar Kallas në X.

Çfarë është Reagimi Juaj?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow