Kanoset kryesuesi i një vendvotimi në Shtime, i dyshuari në kërkim nga Policia

Policia e Kosovës ka njoftuar se është duke kërkuar një person, nën dyshimin se ka kërcënuar kryesuesin e vendvotimit në shkollën “Naim Frashëri” në Shtime. I dyshuari, identifikuar si B.V., po kërkohet për veprën “pengim në procesin e votimit”. “Sot, rreth orës 15:40 në shkollën ‘Naim Frashëri’ në Shtime është raportuar se një person ka […]

Kanoset kryesuesi i një vendvotimi në Shtime, i dyshuari në kërkim nga Policia

Policia e Kosovës ka njoftuar se është duke kërkuar një person, nën dyshimin se ka kërcënuar kryesuesin e vendvotimit në shkollën “Naim Frashëri” në Shtime.

I dyshuari, identifikuar si B.V., po kërkohet për veprën “pengim në procesin e votimit”.

“Sot, rreth orës 15:40 në shkollën ‘Naim Frashëri’ në Shtime është raportuar se një person ka hyrë në dhomën e votimit dhe dyshohet për kanosje ndaj kryesuesit të vendvotimit. I dyshuari është identifikuar si B. V. Hetuesit rajonalë, në bashkëpunim me prokurorin e shtetit, kanë zhvilluar hetimet për palët e përfshira dhe me vendim të prokurorit, rasti është iniciuar ” Pengim në procesin e votimit” ndaj B.V., i cili është në kërkim policor”, ka thënë për Dukagjinin Kanun Veseli, zëdhënës i Policisë për rajonin e Ferizajt.