Këmbësori goditet nga vetura në Prishtinë

Një këmbësor ka mbetur i lënduar të hënën në mëngjes si pasojë e një aksidenti trafiku në Rrugën “C” të Prishtinës. Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Enis Pllana, ka konfirmuar se rasti ka ndodhur rreth orës 09:30, ku një veturë ka goditur këmbësorin. “Si pasojë e aksidentit, personi ka pësuar lëndime […]

Këmbësori goditet nga vetura në Prishtinë

Një këmbësor ka mbetur i lënduar të hënën në mëngjes si pasojë e një aksidenti trafiku në Rrugën “C” të Prishtinës.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Enis Pllana, ka konfirmuar se rasti ka ndodhur rreth orës 09:30, ku një veturë ka goditur këmbësorin.

“Si pasojë e aksidentit, personi ka pësuar lëndime trupore dhe ka pranuar tretman mjekësor. Me rastin po merret Njësia e Trafikut e Kryeqytetit”, ka njoftuar Pllana.