Konstituimi i Kuvendit, Kurti shkon tek Basha për ‘përhajër’

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka takuar kryeparlamentarin, Dimal Basha, pas kompletimit të kryesisë së Kuvendit të Kosovës. Kurti thotë se e uroi sërish Bashën për detyrën teksa i dhuroi edhe pikturën “Pranvera Shqiptare” të Rexhep Selimit, si simbol i një fillimi të ri dhe i angazhimit tonë të përbashkët në shërbim të qytetarëve, njofton […]

Konstituimi i Kuvendit, Kurti shkon tek Basha për ‘përhajër’

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka takuar kryeparlamentarin, Dimal Basha, pas kompletimit të kryesisë së Kuvendit të Kosovës.

Kurti thotë se e uroi sërish Bashën për detyrën teksa i dhuroi edhe pikturën “Pranvera Shqiptare” të Rexhep Selimit, si simbol i një fillimi të ri dhe i angazhimit tonë të përbashkët në shërbim të qytetarëve, njofton Dukagjini.

“Pas kompletimit të kryesisë së Kuvendit të Republikës së Kosovës, u takova me Kryetarin e Kuvendit, Dimal Basha. E urova sërish për detyrën e re dhe i dhurova pikturën “Pranvera Shqiptare” të Rexhep Selimit, si simbol i një fillimi të ri dhe i angazhimit tonë të përbashkët në shërbim të qytetarëve. Biseduam për rëndësinë e bashkërendimit ndërinstitucional dhe për prioritetet që na presin në këtë fazë të re të funksionimit të institucioneve”, ka shkruar Kurti në Facebook.

Tutje, Kurti thotë se Basha ka shprehur gatishmërinë e tij për ta udhëhequr Kuvendin me përkushtim dhe bashkëpunim të ndërsjellë.