Maqedonci në Kroaci: Kosova, Shqipëria dhe Kroacia po thellojnë bashkëpunimin në mbrojtje

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka marrë pjesë në konferencën ndërkombëtare të industrisë së mbrojtjes “EU 4 Defence Readiness – Road Map to Future”, e cila u mbajt në Zarë të Kroacisë, me ftesë të zëvendëskryeministrit dhe ministrit kroat të Mbrojtjes, Ivan Anušić. Siç bën të ditur Ministria e Mbrojtjes, Maqedonci ishte pjesë e panelit […]

Tet 2, 2026 - 22:32
 0  0
Maqedonci në Kroaci: Kosova, Shqipëria dhe Kroacia po thellojnë bashkëpunimin në mbrojtje

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka marrë pjesë në konferencën ndërkombëtare të industrisë së mbrojtjes “EU 4 Defence Readiness – Road Map to Future”, e cila u mbajt në Zarë të Kroacisë, me ftesë të zëvendëskryeministrit dhe ministrit kroat të Mbrojtjes, Ivan Anušić.

Siç bën të ditur Ministria e Mbrojtjes, Maqedonci ishte pjesë e panelit “Siguria evropiane në mjedisin e ri gjeopolitik”, ku foli për zhvillimet e sigurisë dhe sfidat me të cilat përballet rajoni, njofton Dukagjini.

Në margjinat e konferencës, Maqedonci dhe Anušić riafirmuan përkushtimin për thellimin e bashkëpunimit dypalësh në fushën e mbrojtjes.

Gjatë takimit, dy ministrat diskutuan edhe për zgjerimin e bashkëpunimit trepalësh Kosovë–Shqipëri–Kroaci, me synimin që këtij bashkëpunimi t’i bashkohen edhe vende të tjera të rajonit që ndajnë vlera dhe interesa të përbashkëta.

Sipas njoftimit të Ministrisë së Mbrojtjes, palët u dakorduan për avancimin e bashkëpunimit në industrinë e mbrojtjes, trajnimet, shkëmbimin e informacionit dhe koordinimin për përballjen me kërcënimet hibride.

Gjatë diskutimit në panel, Maqedonci theksoi kërcënimet që burojnë nga qasja e Serbisë ndaj vendeve fqinje, ndërsa foli edhe për hapat që po ndërmerr Kosova për ndërtimin e një sistemi gjithëpërfshirës të mbrojtjes.

Ai vuri në pah gjithashtu rëndësinë e bashkëpunimit rajonal dhe zhvillimit të industrisë së mbrojtjes.

Çfarë është Reagimi Juaj?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow