MINT vendos marzhë tregtare për produktet e naftës
Ministrja në detyrë e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, ka nënshkruar sot vendimin për caktimin e masave mbrojtëse për produktet e naftës të përdorshme në transport, me qëllim të mbrojtjes së konsumatorëve dhe sigurimin e konkurrencës së drejtë në tregun vendor. Me vendimin e sotëm, është përcaktuar marzha tregtare maksimale e lejuar: Shitja me […]
Ministrja në detyrë e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, ka nënshkruar sot vendimin për caktimin e masave mbrojtëse për produktet e naftës të përdorshme në transport, me qëllim të mbrojtjes së konsumatorëve dhe sigurimin e konkurrencës së drejtë në tregun vendor.
Me vendimin e sotëm, është përcaktuar marzha tregtare maksimale e lejuar: Shitja me shumicë: deri në 2 eurocent për litër; Shitja me pakicë: deri në 12 eurocent për litër.
“Sot Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë znj. Rozeta Hajdari ka nënshkruar vendimin për caktimin e masave mbrojtëse për produktet e naftës të përdorshme në transport, me qëllim të mbrojtjes së konsumatorëve dhe konkurrencës së drejtë në tregun vendor.