Miratimi i deklaratës kundër aktgjykimit të Speciales, Tahiri: Kurti dhe Gërvalla të veprojnë me urgjencë

Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Arian Tahiri, ka thënë se pas miratimit në Kuvend të Deklaratës nga grupet parlamentare kundër aktgjykimit të Dhomave të Specializuara në Hagë, përgjegjësia për hapat e mëtejshëm bie mbi Qeverinë e Kosovës, përkatësisht kryeministrin Albin Kurti dhe ministren e Drejtësisë, Donika Gërvalla. Tahiri, i ftuar në “Debat Plus” në […]

Sht 29, 2026 - 23:50
 0  1
Miratimi i deklaratës kundër aktgjykimit të Speciales, Tahiri: Kurti dhe Gërvalla të veprojnë me urgjencë

Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Arian Tahiri, ka thënë se pas miratimit në Kuvend të Deklaratës nga grupet parlamentare kundër aktgjykimit të Dhomave të Specializuara në Hagë, përgjegjësia për hapat e mëtejshëm bie mbi Qeverinë e Kosovës, përkatësisht kryeministrin Albin Kurti dhe ministren e Drejtësisë, Donika Gërvalla.

Tahiri, i ftuar në “Debat Plus” në Dukagjin, u shpreh se Kuvendi e ka përfunduar pjesën e tij të punës, ndërsa nisma për amandamentimin e ligjit tashmë i është përcjellë Qeverisë.

Sipas tij, votimi me 99 vota i Deklaratës që kërkon veprime konkrete nga institucionet dëshmon vullnetin e Kuvendit, ndërsa tash Kurti dhe Gërvalla duhet ta trajtojnë me urgjencë nismën ligjore.

“Kuvendi i Republikës së Kosovës e ka kry punën e vet, ne si PDK e kemi inicu amandamentimin e ligjit e kemi dërgu në Kuvend e Kuvendi e ka dërgu në Qeveri. Por, ajo që duhet me theksu gjithashtu është e pamë që deklarata mbështetëse, deklarata e cila shpreh se duhet me pas veprime konkrete e Kuvendit është mbështet me 99 vota. Kuvendi po tregon vullnet, përgjegjësia sot është tek Qeveria e Kosovës përkatësisht tek Albin Kurti dhe Donika Gërvalla – ata duhet me urgjencë me trajtu këtë nismë ligjore, e dimë që afati është 30 ditë, por nuk duhet me pritë as 10 ditë pasi nuk ka prioritet më të rëndësishëm për Qeverinë e Republikës së Kosovës dhe për gjithë neve që më trajtu këtë nismë ligjore dhe me dhënë opinionin me kthy në Kuvendin e Kosovës dhe Kuvendi ashtu sic e mbështeti deklaratën pasi u pa vullneti dhe kësaj situate me ju përgjigje me vullnet politik e me u kthy në akt juridik”, u shpreh Tahiri.

Tahiri ka theksuar se Qeveria nuk duhet të presë përfundimin e afatit 30-ditor për shqyrtimin e nismës, duke kërkuar që ajo të trajtohet sa më shpejt dhe t’i kthehet Kuvendit për procedim të mëtejmë.

Ai tha se veprimi institucional është veçanërisht i rëndësishëm në kohën kur qytetarë po protestojnë çdo natë në sheshet e vendit kundër aktgjykimit të Dhomave të Specializuara në Hagë.

Çfarë është Reagimi Juaj?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow