Neglizhuan vrasjen e djeshme në Fushticë të Drenasit, IPK rekomandon suspendimin e dy policëve

Inspektorati Policor i Kosovës ka njoftuar se kanë rekomanduar suspendimin e dy zyrtarëve të Stacionit Policor në Drenas. Të njëjtit dyshohet se neglizhuan realizimin e detyrave të tyre në lidhje me vrasjen në Fushticë të Poshtme të Drenasit që ndodhi gjatë së shtunës, njofton Dukagjini. “Nga të dhënat e mbledhura deri më tani gjatë hetimeve […]

Neglizhuan vrasjen e djeshme në Fushticë të Drenasit, IPK rekomandon suspendimin e dy policëve

Inspektorati Policor i Kosovës ka njoftuar se kanë rekomanduar suspendimin e dy zyrtarëve të Stacionit Policor në Drenas.

Të njëjtit dyshohet se neglizhuan realizimin e detyrave të tyre në lidhje me vrasjen në Fushticë të Poshtme të Drenasit që ndodhi gjatë së shtunës, njofton Dukagjini.

“Nga të dhënat e mbledhura deri më tani gjatë hetimeve të IPK-së dyshohet se zyrtarët policorë kanë treguar neglizhencë gjatë realizimit të detyrës zyrtare dhe ndërmarrjes së veprimeve lidhur me një vrasje që është raportuar dje në orët e pasdites në fshatin Fushticë e Poshtme të Drenasit. Bazuar në hetimet fillestare dhe në autorizimet ligjore të IPK-së, me qëllim të ruajtjes së integritetit të procesit hetimor dhe parandalimit të ndonjë ndikimi të mundshëm në prova apo dëshmitarë , është rekomanduar suspendimi i zyrtarëve në fjalë”, thuhet në njoftimin e IPK-së.