Nisin përgatitjet për votimin e Presidentes, sillen kutitë në sallë

Kutitë e votimit për zgjedhjen e Presidentes të Kosovës janë sjellë në sallën e seancës së Kuvendit. Përgatitjet për votimin kanë nisur menjëherë pas shqyrtimit të Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara. Deputetët pritet të votojnë për presidentin, ndërsa në sallë tashmë janë të pranishëm deputetë nga grupet parlamentare të […]

Tet 7, 2026 - 00:34
 0  0
Nisin përgatitjet për votimin e Presidentes, sillen kutitë në sallë

Kutitë e votimit për zgjedhjen e Presidentes të Kosovës janë sjellë në sallën e seancës së Kuvendit.

Përgatitjet për votimin kanë nisur menjëherë pas shqyrtimit të Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara.

Deputetët pritet të votojnë për presidentin, ndërsa në sallë tashmë janë të pranishëm deputetë nga grupet parlamentare të PDK-së, VV-së dhe Aleancës.

Kryeministri Albin Kurti ka propozuar Justina Shiroka-Pulën për presidente, ndërsa kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, ka kërkuar që kundërkandidate të jetë Eliza Hoxha.

Votimi po zhvillohet në orët e fundit të afatit për zgjedhjen e presidentit të Kosovës.

Çfarë është Reagimi Juaj?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow