Një 18-vjeçar në Mitrovicë fotografon votën, shoqërohet në Polici

Një 18-vjeçar në fshatin Bare të Mitrovicës dyshohet se ka fotografuar votën gjatë procesit të votimit. Sipas informacioneve të konfirmuara prokurorja Fetije Bajrami nga Prokuroria Themelore e Mitrovicës, i dyshuari është shoqëruar në Polici menjëherë pas incidentit. “Është në ndalim policor, të shohim tash. Ka bërë fotografim të votës. Është i moshës 18-vjeçare. Është duke […]

Një 18-vjeçar në Mitrovicë fotografon votën, shoqërohet në Polici

Një 18-vjeçar në fshatin Bare të Mitrovicës dyshohet se ka fotografuar votën gjatë procesit të votimit.

Sipas informacioneve të konfirmuara prokurorja Fetije Bajrami nga Prokuroria Themelore e Mitrovicës, i dyshuari është shoqëruar në Polici menjëherë pas incidentit.

“Është në ndalim policor, të shohim tash. Ka bërë fotografim të votës. Është i moshës 18-vjeçare. Është duke dhënë deklaratë”, tha prokurorja Bajrami për KosovaPress.