Osmani pret në takim Parttipatin: Kosova e përkushtuar të ec krah për krah me ShBA-në
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, priti sot në takim të Ngarkuarën me Punë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Anu Prattipati, ku u diskutuan çështje të rëndësishme për mbarëvajtjen e procesit demokratik dhe bashkëpunimin ndërkombëtar. Sipas një njoftimi nga Presidenca, gjatë takimit u vlerësua pozitivisht mënyra se si u zhvilluan zgjedhjet parlamentare të fundit dhe […]
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, priti sot në takim të Ngarkuarën me Punë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Anu Prattipati, ku u diskutuan çështje të rëndësishme për mbarëvajtjen e procesit demokratik dhe bashkëpunimin ndërkombëtar.
Sipas një njoftimi nga Presidenca, gjatë takimit u vlerësua pozitivisht mënyra se si u zhvilluan zgjedhjet parlamentare të fundit dhe përmbushja e standardeve më të larta demokratike.
Në takim u diskutua edhe për çështje të tjera që lidhen me bashkëpunimin bilateral mes Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara.
“Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, priti sot në takim të Ngarkuarën me Punë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, znj. Anu Prattipati.