Pas pretendimeve për keqpërdorim votash në Mitrovicë, Prokuroria nis mbledhjen e informatave

Prokuroria Themelore në Mitrovicë ka njoftuar ka filluar grumbullimin e informatave lidhur me dyshimet për keqpërdorim të votave në komunën e Mitrovicës së Jugut, pas raportimeve për parregullsi gjatë procesit zgjedhor. Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i prokurorisë, Valon Preteni, i cili tha se tashmë është angazhuar në mbledhjen e të gjitha të dhënave për […]

Pas pretendimeve për keqpërdorim votash në Mitrovicë, Prokuroria nis mbledhjen e informatave

Prokuroria Themelore në Mitrovicë ka njoftuar ka filluar grumbullimin e informatave lidhur me dyshimet për keqpërdorim të votave në komunën e Mitrovicës së Jugut, pas raportimeve për parregullsi gjatë procesit zgjedhor.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i prokurorisë, Valon Preteni, i cili tha se tashmë është angazhuar në mbledhjen e të gjitha të dhënave për këtë rast.

“Janë duke u grumbulluar informata lidhur me pretendimet për keqpërdorim të votave në këtë lokacion. Kaq mund të themi në këtë fazë”, ka njoftuar Preteni për Dukagjinin.