Policia nis hetimet për dy vdekje në Prishtinë dhe Gjakovë

Policia po heton dy raste të vdekjes që kanë ndodhur të hënën në Prishtinë dhe Gjakovë. Në Prishtinë, një grua u dërgua në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës për shkak të përkeqësimit të gjendjes së saj, ku edhe ndërroi jetë. Në Gjakovë, vdekja e një burri u konstatua nga spitali rajonal. Me vendim të prokurorëve, […]

Policia nis hetimet për dy vdekje në Prishtinë dhe Gjakovë

Policia po heton dy raste të vdekjes që kanë ndodhur të hënën në Prishtinë dhe Gjakovë.

Në Prishtinë, një grua u dërgua në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës për shkak të përkeqësimit të gjendjes së saj, ku edhe ndërroi jetë.

Në Gjakovë, vdekja e një burri u konstatua nga spitali rajonal.

Me vendim të prokurorëve, trupat e pajetë janë dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion, ndërsa hetimet për shkaqet e vdekjes vazhdojnë.