Presidenti i Iranit: Po bëhen përpjekje ndërmjetësimi për luftën në Lindjen e Mesme
Presidenti i Iranit, Masoud Pezeshkian, ka bërë të ditur se janë duke u zhvilluar përpjekje për ndërmjetësim lidhur me konfliktin në Lindjen e Mesme. Në një reagim të publikuar në rrjetin social X, ai tha se disa shtete kanë nisur iniciativa për të ndërmjetësuar mes palëve, pa specifikuar se për cilat vende bëhet fjalë. Pezeshkian […]
Presidenti i Iranit, Masoud Pezeshkian, ka bërë të ditur se janë duke u zhvilluar përpjekje për ndërmjetësim lidhur me konfliktin në Lindjen e Mesme.
Në një reagim të publikuar në rrjetin social X, ai tha se disa shtete kanë nisur iniciativa për të ndërmjetësuar mes palëve, pa specifikuar se për cilat vende bëhet fjalë.
Pezeshkian theksoi se Irani mbetet i përkushtuar për paqe të qëndrueshme në rajon, por paralajmëroi se vendi nuk do të hezitojë të mbrojë sovranitetin dhe dinjitetin e tij.
Sipas tij, ndërmjetësit duhet t’u drejtohen atyre që, sipas tij, kanë nënvlerësuar popullin iranian dhe kanë kontribuar në nxitjen e këtij konflikti.
Ndërkohë, përplasjet ushtarake mes Izraelit dhe Iranit janë intensifikuar gjatë së premtes, duke rritur shqetësimet për përshkallëzim të mëtejshëm të situatës në rajon.
Në anën tjetër, ministri i Jashtëm i Qipros, Constantinos Kombos, deklaroi se aktualisht nuk ka shenja që tregojnë përfundimin e afërt të luftës.
“Nuk e di askush me siguri, madje as vetë palët kryesore të përfshira në konflikt nuk mund ta parashikojnë se kur mund të përfundojë”, tha ai.
Qiproja aktualisht mban presidencën e radhës të Bashkimit Evropian deri në muajin korrik.