Rama publikon fotografi nga marshimi me Endrit Thaçin: Të bashkuar si një, për kombin tonë

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka publikuar fotografi nga marshimi qytetar “Drejtësi, jo politikë”, që u mbajt në Prishtinë në mbështetje të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës që po gjykohen në Hagë. Në fotografinë e publikuar, ai shihet së bashku me djalin e ish-presidentit të Kosovës, Endrit Thaçi. “Të bashkuar si NJË, për drejtësi, […]

Rama publikon fotografi nga marshimi me Endrit Thaçin: Të bashkuar si një, për kombin tonë

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka publikuar fotografi nga marshimi qytetar “Drejtësi, jo politikë”, që u mbajt në Prishtinë në mbështetje të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës që po gjykohen në Hagë.

Në fotografinë e publikuar, ai shihet së bashku me djalin e ish-presidentit të Kosovës, Endrit Thaçi.

“Të bashkuar si NJË, për drejtësi, për shtet, për kombin tonë”, ka shkruar Rama në postimin e tij në Facebook.