SHBA drejt përfundimit të operacioneve në Lindjen e Mesme, Trump: Hormuzi të ruhet nga aleatët

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se Shtetet e Bashkuara po i afrohen përmbushjes së objektivave të tyre ushtarake në Lindjen e Mesme, duke sinjalizuar mundësinë e tërheqjes graduale nga operacionet në rajon. Në një reagim të fundit, ai ka folur edhe për sigurinë në Ngushticën e Hormuzit, një nga rrugët më të rëndësishme detare […]

SHBA drejt përfundimit të operacioneve në Lindjen e Mesme, Trump: Hormuzi të ruhet nga aleatët

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se Shtetet e Bashkuara po i afrohen përmbushjes së objektivave të tyre ushtarake në Lindjen e Mesme, duke sinjalizuar mundësinë e tërheqjes graduale nga operacionet në rajon.

Në një reagim të fundit, ai ka folur edhe për sigurinë në Ngushticën e Hormuzit, një nga rrugët më të rëndësishme detare për transportin global të naftës, shkruan BBC, transmeton Dukagjini.

“Po i afrohemi shumë përmbushjes së objektivave tona, ndërsa po shqyrtojmë përfundimin e përpjekjeve tona të mëdha ushtarake në Lindjen e Mesme, në raport me regjimin terrorist të Iranit,” ka thënë Trump në Truth.

Duke iu referuar Ngushticës së Hormuzit, ai ka theksuar se siguria e saj duhet të garantohet nga vendet që e përdorin këtë korridor strategjik.

“Ngushtica e Hormuzit do të duhet të ruhet dhe të patrullohet, sipas nevojës, nga shtetet që e përdorin atë — Shtetet e Bashkuara nuk do ta bëjnë këtë!”

Ai ka shtuar se SHBA-ja mund të ndihmojë vendet e tjera nëse kërkohet, por sipas tij kjo nuk do të jetë e nevojshme pasi të eliminohet kërcënimi nga Irani.

“Nëse kërkohet, ne do t’i ndihmojmë këto vende në përpjekjet e tyre në Hormuz, por kjo nuk duhet të jetë e nevojshme pasi kërcënimi i Iranit të jetë zhdukur. E rëndësishme është se për ta do të jetë një operacion ushtarak i lehtë.”