Shiroka Pula fton shqiptarët e Luginës të votojnë në zgjedhjet serbe: Bashkimi sjell përfaqësim më të fuqishëm

Presidentja e vendit, Justina Shiroka Pula, u ka bërë thirrje shqiptarëve të Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit që jetojnë në Kosovë, të marrin pjesë masivisht në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 25 tetorit. Presidentja ka theksuar rëndësinë e pjesëmarrjes në votime, duke e cilësuar atë si kontribut të drejtpërdrejtë për mbrojtjen dhe avancimin e të drejtave […]

Tet 24, 2026 - 11:42
 0  0
Shiroka Pula fton shqiptarët e Luginës të votojnë në zgjedhjet serbe: Bashkimi sjell përfaqësim më të fuqishëm

Presidentja e vendit, Justina Shiroka Pula, u ka bërë thirrje shqiptarëve të Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit që jetojnë në Kosovë, të marrin pjesë masivisht në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 25 tetorit.

Presidentja ka theksuar rëndësinë e pjesëmarrjes në votime, duke e cilësuar atë si kontribut të drejtpërdrejtë për mbrojtjen dhe avancimin e të drejtave të shqiptarëve, njofton Dukagjini.

Shiroka Pula ka vënë në pah rëndësinë e bashkimit për një përfaqësim më të fuqishëm politik të shqiptarëve në Parlamentin e Serbisë.

“Bashkimi është çelësi i përfaqësimit më të fuqishëm politik. Prandaj, bashkë në listë dhe bashkë në votim. Për më shumë deputetë shqiptarë në Parlamentin e Serbisë. Për një zë më të fuqishëm në mbrojtje të të drejtave, dinjitetit dhe interesave të shqiptarëve”, ka shkruar ajo.

Shiroka Pula ka theksuar se çdo votë ka rëndësi për përmirësimin e pozitës së shqiptarëve në Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc.

“Të bashkuar në përfaqësim, më të fuqishëm në mbrojtjen e të drejtave tuaja!”, ka thënë Shiroka Pula.

Çfarë është Reagimi Juaj?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow