Pri Radio Qe Ju Ndjek Pas Kudo Qe Shkoni
<Promovo Biznesin tuaj> keni deshirë që biznesi juaj të ecë më mir dhe të ka më shumë sukses, atëher na kontaktoni në Whatsup: +383 45 847 788 . Me një ekipë profesionale dhe nga audienca e ndegjueshmërisë, ne ju ofrojm një shërbim profesional. na kontaktoni në Whatsup: +383 45 847 788 .

Live Show

Pri Radio Tema: A do te pershkallezohet situata Ne veri ?

Me Fidanin

Background
share close
Sunday 10:00 12:00

Sulmi i armatosur në Banjskë të Zveçanit solli edhe më shumë forca speciale të policisë së Kosovës në pjesën veriore të vendit.

Vetëm dy muaj e gjysmë më parë, Qeveria e Kosovës ishte pajtuar për të zvogëluar praninë e kësaj njësie në zonën e banuar me shumicë serbe.

Kjo ishte pjesë e një marrëveshjeje me Bashkimin Evropian për uljen e tensioneve.

Situata atje u acarua nga fundi i majit, kur kryetarët shqiptarë të komunave, nën përcjelljen e policisë speciale, u vendosën në objektet komunale.

Veprimi nxiti reagimin, herë-herë edhe të dhunshëm, të popullatës lokale, që kundërshton si kryetarët shqiptarë, ashtu edhe praninë e forcave speciale të policisë së Kosovës.

Pas trysnisë disajavëshe të BE-së, Qeveria e Kosovës u dakordua ta zvogëlojë përgjysmë praninë e njësisë speciale përreth objekteve komunale në veri, si dhe të organizojë zgjedhje të reja atje.

Por, sulmi në Banjskë, ku grupe të armatosura qëlluan policinë e Kosovës duke vrarë një pjesëtar të saj më 24 shtator, u dha kah tjetër zhvillimeve.

Rritet prania policore

Drejtori i përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha, tha për Radion Evropa e Lirë se policia ka rritur tashmë praninë e saj në veri.

“E kemi shtuar prezencën dhe vigjilencën përreth brezit kufitar. Po ashtu, kemi shtuar prezencën e njësisë speciale të policisë së Kosovës në veriun e Kosovës. I kemi reduktuar paksa patrullimet e policëve të zakonshëm, për shkak se nuk kanë nivel të tillë të mbrojtjes për t’u përballur me ndonjë sulm të mundshëm”, tha Hoxha.

Ai nuk ofroi detaje se për sa janë forcuar kapacitetet e njësisë speciale, por tha se institucioni që ai drejton, është vazhdimisht në koordinim me misionin paqeruajtës të NATO-s, KFOR, dhe me atë të Bashkimit Evropian për sundimin e ligjit në Kosovë, EULEX.

Radio Evropa e Lirë pyeti Ministrinë e Punëve të Brendshme të Kosovës për praninë e forcave speciale në veri, por, deri në publikimin e këtij artikulli, nuk mori përgjigje.

 

  • cover play_arrow

    Pri Radio Tema: A do te pershkallezohet situata Ne veri ? admin


Pri Radio Tema: A do te pershkallezohet situata Ne veri ? crew




Pri Radio Tema: A do te pershkallezohet situata Ne veri ? charts


Full tracklist



Pri Radio Tema: A do te pershkallezohet situata Ne veri ? events


Sorry, there is nothing for the moment.

Rate it
0%