Shqiptarja në Izrael: Situata mbetet e tensionuar, por me më pak sulme nga Irani

Shqiptarja që jeton në Izrael, Jeta Gani, ka folur në një lidhje direkte në “FIVE” për situatën e sigurisë në vend, mes përshkallëzimit të konfliktit me Iranin. Ajo ka deklaruar se situata mbetet pothuajse e njëjtë, megjithëse gjatë ditës së sotme ka pasur më pak sulme krahasuar me ditët e kaluara. “Edhe sot kemi pasur […]

Shqiptarja në Izrael: Situata mbetet e tensionuar, por me më pak sulme nga Irani

Shqiptarja që jeton në Izrael, Jeta Gani, ka folur në një lidhje direkte në “FIVE” për situatën e sigurisë në vend, mes përshkallëzimit të konfliktit me Iranin.

Ajo ka deklaruar se situata mbetet pothuajse e njëjtë, megjithëse gjatë ditës së sotme ka pasur më pak sulme krahasuar me ditët e kaluara.

“Edhe sot kemi pasur sulme nga Irani, por më pak se sa ditët e tjera, ndoshta për arsye se sot Amerika dhe Izraeli kanë bërë sulme shumë të rrepta… kështu që ndoshta nuk i është dhënë mundësia të sulmojë, por ka pasur sulme”, ka thënë Gani.

Ajo ka shtuar se qytetarët po qëndrojnë pranë dhomave të strehimit dhe po e marrin seriozisht situatën e sigurisë.

“Jemi pranë dhomave të strehimit që të mos e neglizhojmë situatën”, është shprehur ajo.