U premtonte ndihmë sociale dhe zgjidhje ligjore, arrestohet i dyshuari për mashtrim

Një person është arrestuar në Prizren, nën dyshimin se gjatë periudhës 2023-2025 ka mashtruar persona të ndryshëm përmes profileve të rreme në rrjetet sociale. Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, i dyshuari dyshohet se u kishte marrë para qytetarëve në formë të ndihmave sociale. Në disa raste, ai dyshohet se ishte paraqitur edhe si […]

Tet 24, 2026 - 11:42
 0  0
U premtonte ndihmë sociale dhe zgjidhje ligjore, arrestohet i dyshuari për mashtrim

Një person është arrestuar në Prizren, nën dyshimin se gjatë periudhës 2023-2025 ka mashtruar persona të ndryshëm përmes profileve të rreme në rrjetet sociale.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, i dyshuari dyshohet se u kishte marrë para qytetarëve në formë të ndihmave sociale.

Në disa raste, ai dyshohet se ishte paraqitur edhe si person zyrtar, duke u premtuar qytetarëve se mund t’i ndihmonte në çështje të ndryshme ligjore.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Çfarë është Reagimi Juaj?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow