Vjedhje në Ferizaj, grabitet arka me para në një market

Një vjedhje e rëndë ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të së martës në qytetin e Ferizajt. Policia e Kosovës njofton se një menaxher i një marketi ka raportuar se persona të panjohur kanë depërtuar me forcë në depon e marketit dhe kanë marrë një arkë me para të gatshme. Sipas ankuesit, në […]

Vjedhje në Ferizaj, grabitet arka me para në një market

Një vjedhje e rëndë ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të së martës në qytetin e Ferizajt.

Policia e Kosovës njofton se një menaxher i një marketi ka raportuar se persona të panjohur kanë depërtuar me forcë në depon e marketit dhe kanë marrë një arkë me para të gatshme.

Sipas ankuesit, në arkë kishte një shumë të konsiderueshme parash.

Rasti është duke u hetuar nga njësiti i hetimeve në Ferizaj.