VV dhe AAK nënshkruajnë marrëveshje bashkëpunimi në Prizren

Lëvizja Vetëvendosje (LVV) dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) kanë arritur një marrëveshje bashkëpunimi për rundin e balotazhit edhe në qytetin e Prizrenit, vetëm pak orë pas zyrtarizimit të një bashkëpunimi të ngjashëm në Junik. Kandidati i LVV-së në Prizren, Artan Abrashi, bëri të ditur se marrëveshja u nënshkrua me kandidatin e AAK-së, Besnik […]

VV dhe AAK nënshkruajnë marrëveshje bashkëpunimi në Prizren

Lëvizja Vetëvendosje (LVV) dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) kanë arritur një marrëveshje bashkëpunimi për rundin e balotazhit edhe në qytetin e Prizrenit, vetëm pak orë pas zyrtarizimit të një bashkëpunimi të ngjashëm në Junik.

Kandidati i LVV-së në Prizren, Artan Abrashi, bëri të ditur se marrëveshja u nënshkrua me kandidatin e AAK-së, Besnik Krasniqi, me qëllim krijimin e një qeverisjeje të drejtë, transparente dhe zhvillimore për qytetin.

“Sot, në Prizren, Lëvizja Vetëvendosje! – Qendra në Prizren, e përfaqësuar nga unë si kryetar, dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, e përfaqësuar nga kryetari z. Besnik Krasniqi, nënshkruam një marrëveshje bashkëpunimi për të ndërtuar një qeverisje të drejtë, transparente dhe zhvillimore për qytetin tonë.

Ky bashkëpunim ka vetëm një qëllim: t’i shërbejmë qytetarëve të Prizrenit dhe të garantojmë që çdo projekt, çdo investim e çdo vendim të jetë në dobi të komunitetit tonë.
Bashkë, me përkushtim dhe përgjegjësi, do të punojmë për:
• zhvillim ekonomik e infrastrukturor,
• arsim e rini,
• qeverisje të hapur dhe llogaridhënëse.
Prizreni është mbi çdo interes partiak.
Për qytetin tonë, për të ardhmen e përbashkë”, ka shkruar Abrashi.