Zgjedhjet e 28 dhjetorit, KQZ nis sot dërgimin e fletëvotimeve për votimin me postë

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve këtë të diel do të fillojë nesër dërgimin e pakove me fletëvotime për votuesit e regjistruar jashtë Kosovës, në kuadër të procesit të votimit me postë për zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 28 dhjetorit. Bëhet fjalë për rreth 58 mijë votues që kanë përzgjedhur këtë mënyrë votimi, të cilëve KQZ do […]

Zgjedhjet e 28 dhjetorit, KQZ nis sot dërgimin e fletëvotimeve për votimin me postë

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve këtë të diel do të fillojë nesër dërgimin e pakove me fletëvotime për votuesit e regjistruar jashtë Kosovës, në kuadër të procesit të votimit me postë për zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 28 dhjetorit.

Bëhet fjalë për rreth 58 mijë votues që kanë përzgjedhur këtë mënyrë votimi, të cilëve KQZ do t’ua dërgojë në adresën e tyre pakon me fletëvotim.

Lajmi për këtë aktivitet të KQZ-së është bërë i ditur mbrëmjën e së shtunës nga Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi.

“Gjatë ditës së nesërme (e diel, 14 dhjetor 2025, ora 10:45) Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, përmes operatorit ekonomik, do të nisë dërgimin e pakove me fletëvotime për votuesit e regjistruar jashtë Kosovës për të votuar përmes postës në zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Kosovës”, njoftoi Elezi.