E pazakontë: Kanos ish-bashkëshortin, arrestohet një grua në Vushtrri

Një grua kosovare është arrestuar në Vushtrri pas dyshimeve se ka kanosur ish-bashkëshortin e saj, një mashkull kosovar. Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës, rasti është regjistruar më 06.11.2025, rreth orës 13:00, ndërsa arrestimi i të dyshuarës është bërë më 08.11.2025. Pas intervistimit në prani të prokurorit të shtetit, me vendim të prokurorit, […]

E pazakontë: Kanos ish-bashkëshortin, arrestohet një grua në Vushtrri

Një grua kosovare është arrestuar në Vushtrri pas dyshimeve se ka kanosur ish-bashkëshortin e saj, një mashkull kosovar.

Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës, rasti është regjistruar më 06.11.2025, rreth orës 13:00, ndërsa arrestimi i të dyshuarës është bërë më 08.11.2025.

Pas intervistimit në prani të prokurorit të shtetit, me vendim të prokurorit, e dyshuara është dërguar në mbajtje, ndërsa hetimet për rastin janë duke vazhduar.