Gërvalla nuk përgjigjet për vendimin e Hagës: Kemi mjaft kohë për temat e tjera

Ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla, ka marrë pjesë në akademinë përkujtimore me rastin e trevjetorit të rënies së heroit të Kosovës, Afrim Bunjaku. Gjatë kësaj ngjarjeje, ajo është pyetur pyetur lidhur me vendimin e Gjykatës Speciale në Hagë ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Gërvalla ka refuzuar të përgjigjet, duke thënë se për këtë […]

Sht 25, 2026 - 01:00
 0  0
Gërvalla nuk përgjigjet për vendimin e Hagës: Kemi mjaft kohë për temat e tjera

Ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla, ka marrë pjesë në akademinë përkujtimore me rastin e trevjetorit të rënies së heroit të Kosovës, Afrim Bunjaku.

Gjatë kësaj ngjarjeje, ajo është pyetur pyetur lidhur me vendimin e Gjykatës Speciale në Hagë ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Gërvalla ka refuzuar të përgjigjet, duke thënë se për këtë çështje do të flasë në një moment tjetër, ndonëse kanë kaluar një javë nga aktgjykimi i 16 shtatorit.

“Jemi takuar këtu sonte për të nderuar veprën e Heroit të Kosovës, Afrim Bunjakut. Për të gjitha temat e tjera kemi mjaft kohë për të folur”, ka deklaruar Gërvalla për IndeksOnline.

Çfarë është Reagimi Juaj?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow