Krasniqi: Nuk ka moment më historik për kombin tonë sesa vendimi i Hagës, e ne jemi të ndarë

Ish-pjesëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Dardan Krasniqi, ka thënë se vendimi i Gjykatës Speciale në Hagë për ish-krerët e UÇK-së përbën një nga momentet më historike për kombin shqiptar. Duke folur në Debat Plus, Krasniqi ka deklaruar se rëndësia e këtij vendimi, sipas tij, tejkalon edhe ngjarje të rëndësishme të historisë së Kosovës, si […]

Sht 25, 2026 - 01:00
 0  0
Krasniqi: Nuk ka moment më historik për kombin tonë sesa vendimi i Hagës, e ne jemi të ndarë

Ish-pjesëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Dardan Krasniqi, ka thënë se vendimi i Gjykatës Speciale në Hagë për ish-krerët e UÇK-së përbën një nga momentet më historike për kombin shqiptar.

Duke folur në Debat Plus, Krasniqi ka deklaruar se rëndësia e këtij vendimi, sipas tij, tejkalon edhe ngjarje të rëndësishme të historisë së Kosovës, si Konferenca e Rambujesë, çlirimi dhe shpallja e Pavarësisë së Kosovës.

“Nuk ka moment më historik për kombin tonë. Nuk është as Rambujeja, as çlirimi i Kosovës, as Pavarësia e Kosovës sesa vendimi i Hagës. E ne jemi të ndarë. Jemi të ndarë copa e grima, jemi të brishtë. Dhe nuk po shoh dritë në fund të tunelit…”, ka thënë Krasniqi.

Çfarë është Reagimi Juaj?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow