Haradinaj para seancës: Ditët deri më 6 tetor janë vendimtare, Kuvendi duhet t’i bashkohet zërit të qytetarëve

Ish-kryetari i Aleancës, Ramush Haradinaj është deklaruar pak para nisjes së seancës së Kuvendit, ku pritet të miratohet deklarata e përbashkët kundër vendimit të Hagës. I pyetur rreth çështjes së presidentit, Haradinaj tha se këto janë ditë vendimtare për vendin, pasi afati i 6 tetorit po afron. Sa i përket vendimit dënues ndaj udhëheqësve të […]

Sht 28, 2026 - 12:07
 0  0
Haradinaj para seancës: Ditët deri më 6 tetor janë vendimtare, Kuvendi duhet t’i bashkohet zërit të qytetarëve

Ish-kryetari i Aleancës, Ramush Haradinaj është deklaruar pak para nisjes së seancës së Kuvendit, ku pritet të miratohet deklarata e përbashkët kundër vendimit të Hagës.

I pyetur rreth çështjes së presidentit, Haradinaj tha se këto janë ditë vendimtare për vendin, pasi afati i 6 tetorit po afron.

Sa i përket vendimit dënues ndaj udhëheqësve të UÇK-së, Haradinaj e quajti të papranueshëm.

“UÇK ka bërë luftë çlirimtare, pra nuk është në emrin tim e as në emrin tonë. Pra Kuvendi duhet t’i shfrytëzojë këto ditë edhe nëse nuk i krijon institucionet, e që t’i bashkohet zërit të qytetarëve”, tha ai.

“Qëllimi ka qenë shkuarja në zgjedhje dhe jemi në zgjedhje realisht, por do të ishte e turpshme që t’i lëmë këto ditë pa i shfrytëzuar, të paktën për me u bë bashkë me popullin, zërin e shqiptarëve”, shtoi ai.

Çfarë është Reagimi Juaj?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow