“Për një Ferizaj pa Urosevac”, dorëzohet në Kuvend peticioni me 14.140 nënshkrime

Peticioni me 14,140 nënshkrime të qytetarëve të Ferizajt “Për një Ferizaj pa Urosevac”, është dorëzuar sot në Kuvendin e Kosovës. Dorëzimi i tij është bërë pikërisht në Ditën e dëshmorëve të Ferizajt. Iniciatori i peticionit, Bashkim Fazliu, tha se nisma ka marrë mbështetjen e të gjitha subjekteve politike në Komunën e Ferizajt, përfshirë kryetarin e […]

Sht 28, 2026 - 12:07
 0  0
“Për një Ferizaj pa Urosevac”, dorëzohet në Kuvend peticioni me 14.140 nënshkrime

Peticioni me 14,140 nënshkrime të qytetarëve të Ferizajt “Për një Ferizaj pa Urosevac”, është dorëzuar sot në Kuvendin e Kosovës.

Dorëzimi i tij është bërë pikërisht në Ditën e dëshmorëve të Ferizajt.

Iniciatori i peticionit, Bashkim Fazliu, tha se nisma ka marrë mbështetjen e të gjitha subjekteve politike në Komunën e Ferizajt, përfshirë kryetarin e komunës dhe përfaqësuesit e komuniteteve joshumicë.

Sipas tij, dorëzimi në Kuvend shënon kalimin e peticionit në fazën e shqyrtimit institucional, me synimin që kërkesa për ndryshimin e emërtimit të trajtohet nga institucionet kompetente.

“Ne sot, në këtë ditë shumë të rëndësishme për qytetin e Ferizajt, më 28 shtator 2026, në Ditën e Dëshmorëve të Ferizajt, nën respekt për të gjithë të rënët për liri dhe pavarësi, sot po e dorëzojmë zyrtarisht peticionin për një Ferizaj pa Uroševac në Kuvend të Kosovës. Siç e dini, këtë peticion e kemi filluar më 18 korrik dhe ashtu është datë me rëndësi  në, edhe sot në Ditën e Dëshmorëve po e dorëzojmë në fazë  të parë për shqyrtim miratim nga  Kuvendin i Kosovës ”, shtoi Fazliu./EO

Çfarë është Reagimi Juaj?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow