Haradinaj takon ambasadorin e ri të Sllovenisë në Kosovë, flasin për zhvillimet politike

Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka takuar ambasadorin e ri slloven në Kosovë, Borut Blaj. Haradinaj ka bërë të ditur se me Blaj ka diskutuar për zhvillimet politike, sfidat aktuale dhe marrëdhëniet dypalëshe, njofton Dukagjini. “Sllovenia mbetet një partnere e rëndësishme dhe mbështetëse e fuqishme e Kosovës në rrugën drejt NATO-s […]

Haradinaj takon ambasadorin e ri të Sllovenisë në Kosovë, flasin për zhvillimet politike

Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka takuar ambasadorin e ri slloven në Kosovë, Borut Blaj.

Haradinaj ka bërë të ditur se me Blaj ka diskutuar për zhvillimet politike, sfidat aktuale dhe marrëdhëniet dypalëshe, njofton Dukagjini.

“Sllovenia mbetet një partnere e rëndësishme dhe mbështetëse e fuqishme e Kosovës në rrugën drejt NATO-s dhe Bashkimit Evropian. I urova Ambasadorit Blaj mirëseardhje dhe suksese në misionin e tij, duke shprehur mirënjohje për mbështetjen e vazhdueshme të Sllovenisë ndaj Kosovës”, ka shkruar Haradinaj.