Kurti takon ministrin e Kuvajtit: Diskutuam për një sërë mundësish investimi

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti ka bërë të ditur se në “Shtëpinë e Kosovës” në Davos, është takuar me ministrin e Energjisë Elektrike, Ujit dhe Energjisë së Ripërtëritshme; Ushtrues detyre i Ministrit të Financave; si dhe Ministër i Shtetit për Çështje Ekonomike dhe Investime i Shtetit të Kuvajtit, Sabeeh Al-Mukhaizeem. Kurti e konsideroi këtë takim […]

Kurti takon ministrin e Kuvajtit: Diskutuam për një sërë mundësish investimi

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti ka bërë të ditur se në “Shtëpinë e Kosovës” në Davos, është takuar me ministrin e Energjisë Elektrike, Ujit dhe Energjisë së Ripërtëritshme; Ushtrues detyre i Ministrit të Financave; si dhe Ministër i Shtetit për Çështje Ekonomike dhe Investime i Shtetit të Kuvajtit, Sabeeh Al-Mukhaizeem.

Kurti e konsideroi këtë takim si pozitiv dhe konstruktiv teksa bëri të ditur se falënderoi Al-Mukhaizeem për mbështetjen e fuqishme dhe të vazhdueshme të Kuvajtit ndaj përparimit ekonomik të Kosovës dhe njohjes së saj ndërkombëtare, njofton Dukagjini.

“Fokus i veçantë ishin edhe planet ambicioze të Qeverisë për mandatin e ardhshëm. Specifikisht, diskutuam për një sërë mundësish investimi me interes të mundshëm për Shtetin e Kuvajtit dhe bizneset kuvajtiane, përfshirë sektorët e energjisë, hekurudhave, stadiumeve dhe rezervuarëve të ujit”, ka shkruar Kurti në X.