Kuka ngre alarmin për sportin kosovar: Në shumicën e federatave as që flitet për norma olimpike

Trajneri i Kosovës në xhudo, Driton Kuka, ka shprehur shqetësimin për atë që e quan “ngecje të madhe” në sportin kosovar. Përmes një postimi të martën, Kuka ka theksuar se në shumicën e federatave sportive më as që flitet për sigurimin e normave olimpike. Sipas tij, niveli i sportit të një vendi matet, ndër të […]

Sht 22, 2026 - 11:25
 0  0
Kuka ngre alarmin për sportin kosovar: Në shumicën e federatave as që flitet për norma olimpike

Trajneri i Kosovës në xhudo, Driton Kuka, ka shprehur shqetësimin për atë që e quan “ngecje të madhe” në sportin kosovar.

Përmes një postimi të martën, Kuka ka theksuar se në shumicën e federatave sportive më as që flitet për sigurimin e normave olimpike. Sipas tij, niveli i sportit të një vendi matet, ndër të tjera, edhe me numrin e sportistëve që arrijnë të kualifikohen me normë në Lojërat Olimpike.

Xhudoja ka siguruar pjesën më të madhe të normave olimpike të Kosovës dhe të gjitha medaljet e vendit në Lojërat Olimpike.

Në “Rio 2016”, Majlinda Kelmendi dhe Nora Gjakova ishin dy sportistet kosovare me normë, ndërsa Kelmendi fitoi medaljen e artë.

Në “Tokio 2020”, Kosova kishte gjashtë sportistë me normë – pesë xhudistë dhe një mundës. Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova fituan medalje të arta.

Çfarë është Reagimi Juaj?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow