Përfundon pa marrëveshje takimi Kurti–Hamza

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bedri Hamza, ka bërë të ditur se takimi me kryeministrin Albin Kurti ka përfunduar pa marrëveshje. Pas takimit, i cili zgjati rreth dy orë, Hamza ka deklaruar para mediave se nuk përjashtohet mundësia që palët të takohen sërish në ditët e ardhshme. Ai ka theksuar se prioritet për […]

Tet 2, 2026 - 22:32
 0  0
Përfundon pa marrëveshje takimi Kurti–Hamza

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bedri Hamza, ka bërë të ditur se takimi me kryeministrin Albin Kurti ka përfunduar pa marrëveshje.

Pas takimit, i cili zgjati rreth dy orë, Hamza ka deklaruar para mediave se nuk përjashtohet mundësia që palët të takohen sërish në ditët e ardhshme.

Ai ka theksuar se prioritet për PDK-në mbetet ndryshimi dhe plotësimi i Ligjit për Dhomat e Specializuara të Kosovës, ndërsa çështja e zgjedhjes së presidentit, sipas tij, duhet të diskutohet pas miratimit të këtij ligji.

“Nuk ka marrëveshje, por nuk e përjashtoj mundësinë për takime në ditët e ardhshme. Prioritet janë ndryshimet për Ligjin për Specialen. Aprovimi i ligjit, pastaj diskutojmë për presidentin”, ka thënë Hamza.

Nis takimi Kurti-Hamza

 

Çfarë është Reagimi Juaj?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow